Beograd, 25 janar – Nga fillimi i tetorit të vitit 2017 e deri tani në territorin e Serbisë dhe Kosovës janë regjistruar gjithsej 1.327 raste të fruthit, njoftoi Instituti serb i Shëndetit Publik.
Nga numri i theksuar, 600 raste të të sëmurëve nga fruthi janë konfirmuar edhe në mënyrë laboratorike.
Pacienti më i vogël është një foshnje një muaj e gjysmë, ndërsa më i moshuar është në moshën 60 vjeç.
Pjesa më e madhe e të sëmurëve janë të moshës prej rreth pesë vjeç dhe mbi 30 vjeç.
Njëherit, 94 për qind e të sëmurëve të regjistruar nga fruthi janë të pavaksinuar, jo tërësisht të vaksinuar ose me status të panjohur për vaksinë, thuhet në kumtesën e Institutit.
Në 164 raste të fruthit janë shënuar çrregullime të rënda, midis të cilëve edhe infeksion të mushkërive.