Shkup, 7 tetor – Mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Çekisë ka, posaçërisht në pjesën e plasimit të prodhimeve vendore në këtë vend, intensifikimi i bashkëpunimit mes kompanive të dy vendeve, si dhe për investimet çeke në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Kjo, siç kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, është potencuar në takimin që në Bërno e ka pasur me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Çekisë, Karel Karel Havliçek, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ekonomik mes të dy vendeve, si dhe për potencialet për rritjen e shkëmbimit tregtar, mundësitë për investim dhe reformat energjetike në Maqedoninë Veriore.
“Tani kemi shembull të investimit çek, kjo është kompania Lokotrans, e cila ka paralajmëruar se do të ndërtojë fabrikë për automjete binaresh në vendin tonë. Po përpiqemi të tërheqim edhe kompani tjera, jo vetëm të ndërtojnë, por të jenë edhe blerës të prodhimeve nga kapacitetet tona industriale. Sot dhe nesër do të realizojmë takime me kompani të shumta në Çeki dhe mendoj se do të kemi zhvillim të mirë të bashkëpunimit dhe shkëmbimin ekonomik të dy vendeve tona”, deklaroi zëvendëskryeministri Angjushev pas takimit me Havliçek.
Zëvendëskryeministri çek Havliçek shprehi kënaqësinë nga takimi i mbajtur dhe informacionet e marra për mundësitë investuese në Maqedoninë Veriore, posaçërisht për kushtet për investim në zonat zhvillimore teknologjike industriale.
Angjushev dhe delegacioni qeveritar realizuan takim të shkurtër edhe me kryetarin e Qeverisë të Republikës së Çekisë, Andrej Babish, me ç’rast e falënderuan për mbështetjen në proceset eurointegruese të vendit tonë dhe për mundësinë e jashtëzakonshme të bëhet prezantimi i potencialeve investuese të Maqedonisë Veriore para kompanive çeke.
Delegacioni qeveritar, në përbërje të të cilit janë edhe ministrja e Investimeve të Huaja Zorica Apostolska, ministri i obliguar për Përparim të rregullores për kompanitë vendore Hisen Xhemaili dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore industriale Aleksandar Mlladenovski, gjendjen për vizitë pune në Bërno, Republikën e Çekisë, ku mbahet panairi më i madh inxhinierik në Evropën Qendrore.
Panairi inxhinierik ndërkombëtar në Bërno është panairi më i rëndësishëm industrial në Evropën Qendrore, në të cilin ekspozohen rreth 1600 kompani, ndërsa është vizituar nga mbi 80 mijë persona. Rreth 50 për qind e ekspozuesve vijnë nga Çekia, ndërsa pjesa tjetër janë kompanitë nga Evropa dhe vendet tjera të zhvilluara.
Xhemaili ka potencuar se pala çeke ka shprehur interes për rritjen e prezencës të kompanive çeke në tregun e Maqedonisë, me të cilën u dakorduam ta intensifikojmë edhe rrisim këmbimin e përvojave dhe takime më të shpeshta mes të dy vendeve.