Shkup, 29 tetor – Bashkëpunimi në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, është në nivel më të lartë dhe se me anëtarësimin e shtetit tonë në NATO, ai do të përforcohet, theksuan në takimin e sotëm ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Methju Palmer, zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili është për vizitë në shtetin tonë, transmeton gazeta KOHA.
Në këtë takim, siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, u bë fjalë për perspektivën në NATO, të Maqedonisë së Veriut, e cila me ratifikimin në Senatin e SHBA-së dhe 25 shteteve tjera anëtare të NATO, është gjithçka e qartë – se vendi ynë së shpejti do të konfirmohet si vendi i 30-të anëtar i NATO-së. Përfaqësuesi i lartë i Departmentit amerikan të Shtetit e riafirmojë mbështetjen e SHBA-së, për vendin tonë dhe për perspektivën evropian të vendit.
“Ratifikimi në Senatin e SHBA-së dhe vizitën e sekretarin shtetëror amerikan Pompeo janë dëshmi e fortë për partneritetin strategjik dhe mbështetjen e SHBA-së, për Maqedoninë e Veriut. Mosmiratimi i vendimit nga Këshilli i Evropës për fillimin e negociatave nuk e ndryshon mendimin tonë për të punuar në realizimin e qëllimeve tona strategjike – anëtarësimi në BE dhe NATO”, tha ministrja Shekerinska.(koha.mk)