Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla janë duke shkëlqyer në kampionatin italian me skuadrën e Hellas Veronës, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Gjiganti italian, Napoli, është duke punuar me homologët e tyre nga Verona për një goditje të merkatos. Sipas gazetës “Corriero dello Sport”, ka pasur kontakte të vazhdueshme mes drejtorëve sportiv të dy ekipeve.
Napolitanët janë të interesuar për tre futbollistët: Rrahmani, Kumbulla dhe Amrabat. Sipas gazetës, palët kanë gjetur gjuhë të përbashkët për Rrahmanin i cili pritet të bëhet futbollist i Napolit për 12 milionë euro, por do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Verona në formë të huazimit. Formalizimi i marrëveshjes për qendërmbrojtësin e Kosovës pritet të ndodhë në javët në vazhdim. Ndërsa për Kumbullën, bisedimet janë duke vazhduar.