Aktori i njohur Sir Sean Connery, i njohur në rolin e James Bondit, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.
Sipas BBC-së, skocezi ishte i pari që e kishte sjellur në ekranin e madh rolin e James Bondit.
Karriera e tij prej aktorit zgjat disa dekada ndërsa kishte marrë çmimin Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.
Filmat e tjerë të Sir Sean përfshinin “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.