Blerim Xhemaili tregoi klasin e tij në fanellën e Bolognas, e cila në konak të saj shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Palermos së fundosur. Futbollisti shqiptar, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës, u paraqit standard, tregoi formë të jashtëzakonshme dhe realizoi një supergol nga rreth 16 metra pikërisht në minutën e 67-të. Golat tjerë për Bologna-n i shënuan: Destro (20) e Viviani (72’) dhe për Palermon: Nestorovski (9’). Bologna është në vend të 13-të me 16 pikë, kurse Palermo e parafundit (i 19-ti) me 6 pikë pas 13 jave.