LSDM e ka dëgjuar mesazhin nga qytetarët dhe e pranon. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për çdo qytetar, për një të ardhme progresive dhe evropiane të Maqedonisë. Ende nuk është vendosur rezultati i zgjedhjeve të 8 majit, thonë nga LSDM.
“Me të djathtët mund të përballemi me skenarë të errët nga e kaluara, të cilat do t’i japin fund perspektivave evropiane dhe do të çojnë në një izolim të ri të gjatë dhe ndarje të reja në shoqëri.
Tashmë shihet se VMRO dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike të shoqërisë sonë. Tensionet që po shpërthejnë tani mes maqedonasve dhe shqiptarëve mund të na kthejnë në të kaluarën e shëmtuar.
Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të dalin dhe të votojnë më 8 maj, për një shtet të avancuar, një shtet në të cilin do të kemi një standard më të mirë jetese. Nuk ka heqje dorë nga e ardhmja!”, thonë nga LSDM.