Shikoni, 14 shkurt – Qeveri pa shqiptarët matematikisht kjo mund të bëhet me 61 deputetë. VMRO-DPMNE dhe LSDM-në nëse bashkohen, do të kenë mbi 61 deputetë. Por, një shtet multietnik siç është Maqedonia dhe duke patur parasysh Kushtetutën ashtu siç është, patjetër duhet të ketë përfaqësim të drejtë. Kështu në intervistën ekskluzive për gazetën KOHA thotë kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ndërsa shton se ky përfaqësim i drejtë nënkupton se ne, patjetër duhet të kemi partner shqiptar në Qeveri pa marrë parasysh nëse VMRO-DPMNE do të ketë e vetme 61 deputetë apo jo.
“Qeveri pa shqiptarët matematikisht kjo mund të bëhet me 61 deputetë. VMRO-DPMNE dhe LSDM-në nëse bashkohen, do të kenë mbi 61 deputetë. Por, një shtet multietnik siç është Maqedonia dhe duke patur parasysh Kushtetutën ashtu siç është, patjetër duhet të ketë përfaqësim të drejtë. Dhe tani ky përfaqësim i drejtë nënkupton se ne, patjetër duhet të kemi partner shqiptar në Qeveri pa marrë parasysh nëse VMRO-DPMNE do të ketë e vetme 61 deputetë apo jo. Për shkak të përfaqësimit të drejtë, për shkak të harmonisë së marrëdhënieve interetnike të shtetit, vlerësojmë se është e patjetërsueshme që në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, të kemi partner shqiptar në koalicion, të kemi përfaqësim të drejtë edhe të minoritetit turk, serb, boshnjak, rom, vlleh etj. Ne duhet ta pasqyrojmë karakterin multietnik të shtetit”, thotë Mickoski.
Maqedonia, sipas tij, nuk është shtet binacional. Maqedonia është multinacional, me popullatë dominante maqedonase, e dyta me etnitet më të madh janë shqiptarët, pastaj turqit, serbët, boshnjakët, romët, etj.
“Kur do t’i mblidhni gjithë komunitetet tjera, ju do të vini në numrin që momentalisht është 12-15 për qind. Këtë nuk mund ta injoroni. Ja shihni tani Qeverinë e BDI-së dhe LSDM-së, aty nuk keni përfaqësues të etniteteve tjera të Maqedonisë. Ajo paraqet qeveri binacionale – a keni ministër turk dhe pse nuk keni? A keni ministër serb, dhe pse nuk keni? Rom, dhe pse nuk keni? Vlleh, dhe pse nuk keni? BDI dhe LSDM ndoshta nuk besojnë në të tjerët në Maqedoni, ndërsa kërkojnë vota. Ne, për dallim nga ata, duam të kemi një situatë multietnike në të cilën të gjithë do të ndjehen rahat, jo vetëm shumica maqedonase, dhe e dyta më e madhe – shqiptare”. (koha.mk)