Berlin, 29 nëntor – Shefi i ri i Agjencisë së Inteligjencës Gjermane BND, Bruno Kal, sot paralajmëroi se vitin e ardhshëm hakerët rus mund të fillojnë fushatë për publikimin e keqinformimit, të cilat mund ta rrezikojnë procesin demokratik gjatë zgjedhjeve federale parlamentare. Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Berlini, në intervistë për gazetën “Zud Dojçe Cajtung” Kal thotë se qëllimi i sulmeve kiber do të jetë të delegjitimohet procesi zgjedhor demokratik. “Kemi dëshmi se sulmet kiber të cilat ndodhin nuk kanë kurrfarë qëllimi tjetër përveç se të shkaktojnë pasiguri politike. Sulmuesit janë të interesuar për delegjitimim të procesit demokratik pa dallim se kujt i ndihmon ajo”, thotë Kal, i cili në ballë me agjencinë më të fuqishme intelektuale gjermane erdhi në korrik në korrik të këtij viti. Paraprakisht, Kal për mediat deklaroi se është i shqetësuar nga mundësia që Rusia në zgjedhjet federale gjermane të ndikojë me publikimin e tregimeve të pavërteta gazetareske. Këtë skenar disa ditësh e përmendi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel , e cila tha se Gjermania mund të përballet me softuer që do të ndikojë në mendimin publik përmes publikimit të lajmeve të rrejshme në mediat sociale me ndikim. Sipas Kal, për dallim prej më parë kur qëllimet primare dhe kryerësit e sulmeve të tilla ishin shtetet dhe qeveritë, tani qëllimet dhe kryerësit janë shumë të ndryshme. Gjatë fundjavës qindra mijë shfrytëzues të internetit përmes sistemit të “Dojçe Telekom” mbetën pa qasje në rrjet, që sipas kompanisë i detyrohen sulmit të hakerëve. Druajtjet gjermane nga sulmet e hakerëve rus themelohen edhe në përvojën amerikane para zgjedhjeve presidenciale, në të cilat sipas presidentit të sapozgjedhur demokratik Donald Tramp ka marrë ndihmë nga hakerët rusë të cilët kanë përhapur lajme të rrejshme dhe negative për, rivalen e tij Hillari Klinton. Përfaqësuesit zyrtarë rus ashpër i mohuan pohimet e tilla të SHBA-së.