E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Ahmeti në Tetovë: BDI është një lëvizje, një front…

Tetovë, 18 nëntor – BDI-ja ka ndërtuar dhe vazhdon të forcojë e ndërtojë vlera, sepse nuk them që kemi arritur kulmin, dhe ne kemi nevojë që të reflektojmë, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në tubimin në Tetovë. “Unë e dija se UT-ja do legalizohet, do bëhet, e dija se këto vlera që ndërtohen, sepse njerëzit duan punë, mirëqenie dhe atëherë i jemi rrekur punëve me diplomacinë ndërkombëtarë për të investuar. Nuk e humbëm besimin tek qëllimi. A filloi me punë Zona e Tetovës, po, sepse nuk e humbëm qëllimin që buronte nga zemra që njerëzve t’u krijojmë perspektivë. Nëse nuk e legalizonim UT-në do të ishte turp sepse aty është derdhur gjaku i Abdylselam Eminit. Ne jemi një lëvizje, një front…”, ka thënë Ahmeti. Zëvendëskryeministri Festim Halili ka thënë në tubimin e sotëm të BDI-së në Tetovë se “na u besua bashkë me disa kolegë të tjerë, detyra mjaft sfiduese për të bartur dhe udhëhequr me ekzekutivin e qeverisë së vendit”.”U munduam që së bashku t’i përballim gjitha sfidat duke shfrytëzuar vrullin rinor tonë. Ne nuk duam që të merremi me fjalë e llafe, por të ndjekim vizionin e kryetarit Ali Ahmeti që të shtyjmë përpara proceset që shqiptarët të kenë barazinë e plotë në shtet”, ka thënë Halili. Kandidatja për deputete e BDI-së në njësinë e gjashtë zgjedhore Merita Mustafai, tha se BDI nga viti 2002 lindi si një forcë e re e organizuar dhe kombëtarisht ku në krye të saj ishte komandanti dhe kryetari i tanishëm i BDI-së, Ali Ahmeti. “Forcë kjo që ka vizion të qartë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, e ka dëshmuar besimin e qytetarëve në çdo fushë të jetës. Garancia më e sigurt e qytetarëve është se ajo do vazhdojë kursin e saj deri në realizimin e plotë të kërkesave të shqiptarëve”, ka thënë Mustafai. Shefi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri ka thënë se dega e Tetovës është poashtu me numër të madh me organizimin e këtij tubimi madhështor, pas asaj në Gostivar, Çair… “Kur është Tetova e fortë, është i fortë edhe Gostivari, edhe Çairi, Kumanova. I fortë është mbi të gjitha Ali Ahmeti dhe janë të fortë gjithë shqiptarët në Maqedoni”, ka thënë Neziri në tubimin në Tetovë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm