Stamboll, 4 nëntor – Pakica kurde në Turqi “të ngritet” kundër qeverisë, vlerësoi krahu politik i Partisë Punëtore Kurde (PKK) – Lidhja e komunave kurde, duke e akuzuar presidentin Rexhep Taip Erdogan se përpiqet të krijojë “sistem të ri qeveritar”, transmeton DPA.”Populli kurd duhet të “ngritet” në të gjitha qytetet e mëdha dhe të vogla… Sot është dita e rezistencës. Sot është dita që të përballemi kundër atyre, që dëshirojnë ta shkatërrojnë vetë ekzistencën e kurdëve”, thuhet në kumtesën e publikuar nga agjencia prokurde Firat Njuz. Njëkohësisht, komandanti i PKK-së, Murat Karajilan, përmes një video mesazhi të publikuar në një sajti të afërt me PKK-në, deklaroi se grupi i armatosur do ta përforcojë luftën kundër Turqisë pas arrestimeve të politikanëve prokurdë. Dy bashkëpresidentët e formacionit prokurdë, e cila është forca politike e tretë me radhë në vend dhe dhjetë deputetë të DPN janë arrestuar për shkak të refuzimit që të dëshmojnë për krimet, të caktuara si “propagandë terroriste”. PKK konsiderohet si organizatë terroriste nga ana e Turqisë, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër