Presidenti sirian Bashar al Asad deklaroi se përpjekja e presidentit amerikane Donald Tramp që ta ndalojë hyrjen për shtetasit e Sirisë në SHBA “nuk u dedikohet popullit sirian”.
“Kjo është kundër terroristëve të cilët do të infiltroheshin midis migrantëve në Perëndim. Edhe kjo ka ndodhur. Ka ndodhur në Evropë, kryesisht në Gjermani”, theksoi Asad në intervistë për radion franceze “Junor 1”. Dekreti ekzekutiv i Trampit, me të cilin udhëtarëve nga shtatë vende myslimane u ndalohet hyrje në SHBA shkaktoi pakënaqësi të madhe në botë, ndërsa edhe në vetë Amerikën, ku gjykata federale e apelit e kontestoi.
Duke folur për konfliktin në Siri, Asad theksoi se marrja e Rakës nuik është prioritet për forcat qeveritare, por se qëllimi i tyre është që ta marrin “çdo pëllëmbë” nga territori sirian. “Raka është simbol”, theksoi presidenti sirian duke vlerësuar se sulmet xhihadiste në Francë nuk janë “pashmangshmërisht të përgatitur” në strehimoren e Shtetit Islamik në Siri.