Në Komandën për trajnim ku është vendosur edhe Qendra për trajnim individual QTI në kuadër të kazermës “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles sot betim solemn dha gjenerata e 32-të e ushtarëve në shërbim vullnetar në ARM. Në këtë gjeneratë 2017 janë 54 ushtarë të rinj me shërbim vullnetar në ARM, në mesin e së cilëve edhe dhjetë femra.
Në prani të Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, përfaqësuesve të lartë të SHM së ARM-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes një numri të madh të mysafirëve, prindërve, familjarëve dhe miqve u drejtua dhe ua uroi betimin e dhënë solemn ushtarëve komandanti i Qendrës për trajnim individual nënkolonel, Gazmend Abdiu dhe zëvendësshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral, major Muhamed Racaj. “Pas shërbimit vullnetar si edhe shumë paraardhës tuaj edhe ju do të mund të vazhdoni me zhvillimin e profesionit ushtarak në përbërjen profesionale të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe ta zgjidhni profesionin ushtarak si përcaktim jetësor”, porositi ministrja.
Abdiu i përkujtoi se ata janë shtylla e ARM-së, prej së cilëve më tej rekrutohen ushtarë profesionistë, ndërsa me trajnim ushtarak edhe në nënoficerë-eprorë për nevojat e ARM-së. “Me këtë akt ju iu bashkuat gjeneratave të trajnuara dhe të aftësuara për mbrojtjen e vendit tonë”, tha Abdiu. Ushtarët e rinj do t’i trajnohen eprorët me përvojë të Qendrës për trajnim individual QTI dhe ata në tre muajt e ardhshëm duhet ta përvetësojnë dhe ta mësojnë mirë trajnimin bazë ushtarak.