Një 17 vjeçar nga Tetova së bashku me babain e tij të enjten, mbrëma kanë denoncuar se rreth orës 22 derisa ai ka qenë me dy shokë në rrugën 133 në Tetovë, pa asnjë shkak është sulmuar fizikisht nga 41 vjeçari B.N, i cili me grushte e ka goditur në kokë. Nga goditjet ka rënë në beton, ndërsa në sulm është kyçur edhe P.P 32 vjeçar, i cili ka vazhduar ta godasë dhe është larguar më pas nga vendi i ngjarjes. I denoncuari B.N, së bashku edhe me dy personat tjerë nga Tetova pak kohë më pas janë arrestuar, është biseduar me ata dhe janë lëshuar.