Kompani nga sferat e TI-së dhe shëndetësisë nga Izmiri janë të interesuara për investime në Maqedoni. Përfaqësues të rreth 20 ndërmarrjeve nga Oda Tregtare e Izmirit nga klasterë të TIK-ut dhe shëndetësisë sot në forum biznesi dhe takime me kompani nga Maqedonia, anëtare të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO) po i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim.
Krahas potencialeve për investim, i analizojnë edhe mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët në projekte evropiane dhe paraqitje në tregje të treta, ndërsa efekti përfundimtar duhet të ejtë këmbimi i shtuar tregtar ndërmjet dy shteteve.
“Janë të pranishme kompani nga Turqia nga sfera e TI-së të cilat janë të interesuara të investojnë në Maqedoni dhe të hapin përfaqësi të tyre, si dhe ndërmarrje nga sektori shëdnetësor, prodhues të prodhimeve farmaceutike, veglat ndihmëse mjekësore t’i plasojnë podhiemt e tyre kltu. Si MATTO qëndrojmë në disponim për t’i mbështetur në qëllimet e tyre”W, deklaroi Marija Tomevska, nënkryetare e MATTO-s.
MATTO dhe Oda Tregtare e Izmirit sot kontraktuan marrëveshje për bashkëpunim, i cili, sipas Tomovskës, plotësisht do ta rrisë këmbimin tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë. Nga Oda Tregtare e Izmirit gjithashtu presin të vendoset bashkëpunim i ri ndërmjet kompanive në drejtim të rritjes së këmbimit tregtar dhe zhvillimit ekonomik.
Para përfaqësuesve të kompanive nga Izmiri u prezantuan hollësi për industrinë për mbrojtjen shëndetësore dhe procedurat për regjistrim të medikamenteve dhe veglave ndihmëse mjekësore në Maqedoni. Kryetari i Asociacionit të organizatave private shëndetësore, Andrija Arsovski shpreson se me takimet e sotme do të hapen më shumë perspektiva për bashkëpunim të enteve shëndetësore të Maqedonisë të cilat merren me shpërndarjen dhe përpunimin e medikamenteve.