Kampionët e Denver fituan sot 124-101 ndaj Brooklyn në takimin e radhës në NBA, duke qenë të dytët në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje ku diferencën e bëri Nikola Jokic, autor i një “triple double” (26 pikë, 15 rebound e 10 asist). Në vendin e parë ndodhet Minnesota, që mundi 119-101 Dallas.
Reid me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Minnesota, surpriza e këtij edicioni, ndërsa 39 pikët e Doncic për Dallas mbetën për statistikë. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes është Boston, që mposhti 116-107 Cleveland. Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë (Tatum 27 pikë).
Vijon momenti negative për ekipin e Golden State, që u mund 121-113 nga Clippers, duke dalë edhe nga zona ply off. Thompson realizoi 30 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa për Clippers u dalluan Harden me 28 pikë e Leonard me 27. Befason Chicago, që falë një loje të mirë kolektive mundi 124-116 Miami.
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Cleveland, 116-107
Miami – Chicago, 116-124
Dallas – Minnesota, 101-119
Denver – Brooklyn, 124-101
Portland – Utah Jazz, 114-122
Sacramento – Oklahoma, 128-123
Clippers – Golden State, 121-113