E diel, 20 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Botërori me 48 skuadra

Kampionati Evropian në Francë për herë të parë u mbajt me 24 skuadra, derisa mund të zgjerohet edhe Kampionati Botëror, duke filluar nga viti 2022. Ka qenë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka deklaruar se e mbështet idenë që Botërori të zhvillohet me 48 kombëtare, shkruan albinfo.ch. “Ka ardhur momenti që t’i japim pak frymëmarrje këtij kompeticioni. Edhe duke e bërë me 48 skuadra Botërorin, numri i Kombëtareve që do të kualifikohen do të jenë sërish nën 30 përqind të atyre që janë anëtarësuar në FIFA”, është shprehur i pari i futbollit botëror. Nga kjo sigurisht se pritet të përfitojnë skuadrat e vogla, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë, që shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm