E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

S’ka mish të ngrirë në Maqedoni

Shkup, 18 nëntor – Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka njoftuar se nuk ka kërkesë zyrtare për hyrjen në vend të mishit të ngrirë që në vitin 1982 e që ka arritur në portin e Tivarit, në Mal të Zi. “Nëse marrim shkresë zyrtare për dërgesën e mishit të ngrirë, së pari do të njoftohet Agjencia për ushqim dhe veterinari e cila zakonisht jep leje për importin e ushqimit”, kanë deklaruar nga Drejtoria doganore e Maqedonisë. Një sasi e madhe e mishit të ngrirë që në vitin 1982, ka arritur në portin Tivar në Mal të Zi dhe, siç njoftohet, janë ndërmarrë të gjitha masat që ky mish të mos arrijë në vendet e destinuara. Edhe në Kosovë autoritet kanë theksuar se janë të njoftuar lidhur me mishin problematik. Në interesimin e Koha.net se a mund të vijë një sasi e këtij mishi edhe në Kosovë, zyrtarë të AUV thanë se janë në dijeni për këtë ngarkesë mishi ardhur në portin detar të fqinjit tonë perëndimor. Lamir Thaçi, zyrtar i AUV e Kosovës i ka thënë Koha.net se inspektorët janë në të gjitha pikat kufitare dhe se asnjë ngarkesë në vendin tonë nuk kalon pa u kryer të gjitha procedurat doganore ndër të cilat hyn edhe verifikimi veterinar ushqimor. Siç njofton portali B92, Drejtoria doganore e Serbisë ka dhënë urdhër te të gjitha doganat që të ndërmarrin masa të shtuara ndaj qarkullimit të mallrave e të udhëtarëve. Serbia ka frikë se mishi mund të hyjë, me theks të posaçëm në vendkalimet kufitare me Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Në vendkalimet kufitare, siç thotë një kumtesë e Inspektoratit Kufitar Veterinar, kalimi i mishit, të gjallë ose të ngrirë, nuk është i mundur pa vërtetimin përkatës të këtij Inspektorati.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër