Ish shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes, në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), është duke u intervistuar nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq.
Ai nga Mishetiq, është pyetur lidhur me marrëveshjen e Rambujesë dhe kundërshtimet që bëheshin.
Mishetiq, e pyeti dëshmitarin nëse i njëjti ishte i vetëdijshëm për marrëveshjet që duhet të bënte ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë që të realizohej marrëveshja e Rambujesë, por dëshmitari u përgjigj duke thënë se “nuk e di”.
Pjesë nga intervistimi në Speciale:
Luka Mishetiq: Më intereson paragrafi kjo është pas Rambujesë dhe thuhet, “një oficer i lartë i shtabit të përgjithshëm konfirmoi se shumica e komandantëve e kundërshtonin Rambujën dhe këshillonin një ose dy që mbështesnin atë si komandant Drini, të hiqeshin nga komanda brenda pak ditësh. Atëherë, oficeri i shtabit të përgjithshëm tha se shumica e rangjeve të UÇK-së, e mbështesnin marrëveshjen. A është e drejtë të keni dëgjuar informacion se komandant Drini duhet të zëvendësohet?
Shaun Byrnes: Po.
Luka Mishetiq: A ka ndodhur kjo sepse ai e mbështeste Rambujenë?
Shaun Byrnes: Po.
Luka Mishetiq: A ishte pjesë e kompromisimit që në këmbim të marrëveshjes dhe pëlqimit të tyre për Rambujenë, komandantët ushtarak të zonave do të vazhdonin të ushtronin kontroll ndaj forcave të tyre edhe pasi të formohej qeveria e përkohshme?
Shaun Byrnes: Sinqerisht, nuk e di këtë dhe nuk më kujtohet.
Por, çështja e këtyre ndarjeve ka qenë e pranishme, gjatë negociatave të mëpasshme për strukturimin, numrin e forcave policore ka qenë e pranishme diçka e tillë.
Luka Mishetiq: A jeni në dijeni se çfarë marrëveshje i duhej të bënte zotëri Thaçi në mënyrë që të realizohej Rambujesë?
Shaun Byrnes: Nuk e di.
Luka Mishetiq: A pajtoheni me mua që në përgjithësi kur departamenti i shtetit i shkruan senatit ka për detyrë të jetë sa më i saktë në informacionin që jep?
Shaun Byrnes: Po.
Luka Mishetiq: Jemi në mes të fushatës ajrore të bombardimeve nga ana e NATO-së, po bëhen diskutime në senat lidhur me cenimin e shkeljeve nëqofse iu dërgohen drejtpërdrejtë armë UÇK-së. Kështu?
Shaun Byrnes: Po.
Luka Mishetiq: Departamenti i shtetit thotë që vlerësimi i tyre është se nuk ka strukturë politike në Kosovë apo ndonjë komandë efikase të UÇK-së, a është e saktë?
Shaun Byrnes: Po dhe kjo është bazuar jo vetëm në raportet tona nga terreni, por edhe nga burimet tona të zbulimit.
Avokati Mistiq kërkoi që ky dokument të pranohet tek provat gjyqësore. (AP)