Detyra e mediave është që të prodhojnë lajme! Për një produkt të tillë ato përfitojnë para nga sponsorët e tyre. Përmes programeve matet shikueshmëria e medias dhe atraktiviteti i informacioneve që plasohen. Kështu duke qenë të varur prej numrit të njerëzve që i klikojnë informacionin dhe sa kohë kanë qëndruar, media i bind sponsorët që të reklamohen tek ata dhe të paguhet më shumë. Media që dëshirojnë të përfitojnë para “të lehta” zakonisht nuk kanë redaksi me gazetarë profesionistë që do të prodhonin informacione të rëndësishme për publikun. Në një rast të tillë – një ose disa persona i kthejnë lexuesit në gjah dhe i përdorin si “grep” në të cilin duhet të ngecë një peshk i madh!
Ata vënë një titull provokues, zakonisht sensacional që është karremi i parë. Fotografia “vidhet” gjithmonë dhe nuk respektohen të drejtat e autorit.
Lajmi është i gjatë dhe në rreshtat e parë nuk ka asnjë lloj informacioni për lajmi që qëndron në titull. Kështu ju qëndroni më gjatë në atë media, ai fiton në kohë përpara sponsorëve të tij, kurse ju jeni në kërkim të informacionit për të cilin keni klikuar. Lexuesit i merret mendja me informacione që tashmë i di dhe më shpesh edhe me informacione të panevojshme. Dhe në fund, në formën e një supozimi, pa fakte dhe burime konkludohet me një dyshim, e cila qëndron si titull i lajmit. Në një rast të tillë, ju jeni një pre e lehtë e medias e cila përfiton ndërsa ju jeni duke shpenzuar kohën tuaj!
Nëse doni ta ndëshkoni është e thjeshtë – herën e ardhshme mos e hapni ! sa më pak klikime, aq më pak para për sponsorët e kështu akoma edhe më pak mashtrime për publikun!
Kjo video më poshtë është pjesë e projektit “Dezinfo Lab” i mundësuar nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e medias KOHA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.