Dave Hockaday, një britanik i cili ishte i infektuar me COVID, ka thënë se ka zhvilluar probleme me lukthin dhe të vjella e përzierje të tmerrshme pasi ishte infektuar në vitin 2020. Edhe pse para se të sëmurej ai kishte stomak të fortë, ai u përball me vështirësi të hante ushqimet e preferuara dhe pijet – pica, birra, kafe dhe çokollata – pa u ndier keq më pas, shkroi Insider. Eksperienca e Hockadayit nuk është unike.
Ai është një nga mijëra njerëzit që u prekën me COVID-19 më 2020 që kanë përjetuar probleme të vazhdueshme të tretjes, si ngërçet në stomak, kapsllëku dhe diarreja, sipas një studimi.
Studimi gjeti se ata që u infektuan me virusin kishin më shumë gjasa të kenë probleme me stomakun në krahasim me ata që nuk u infektuan. Studiuesit krahasuan të dhënat mjekësore e mbi 154,000 personave me koronavirus me rreth 5.6 milionë që nuk u prekën. Ata gjetën se 9,605 persona me COVID më vonë përjetuan probleme që preknin sistemin tretës, pankreasin ose mëlçinë.