Shkup, 4 korrik– Me dëgjimin e bisedave të përgjuara të cilat janë pjesë e materialit dëshmues të Prokurorisë Publike Speciale, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për rastin “Lëndina”, në të cilën akuzohen Dragan Pavlloviq – Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan për ndërtimin në mënyrë të paligjshme të tre shtëpizave të uikendit në Zelenikovë.
Mbrojtja e të akuzuarve kërkoi për dy prej 137-të bisedave të përjashtohet opinioni, për çka Prokuroria Publike Speciale i propozon opinionit të përjashtohet vetëm për pjesën që është kontestuese dhe jo për të gjithë bisedën. Mbrojtja tha se nuk e kundërshton këtë, nëse Gjykata ka kushte teknike për një gjë të tillë.
Këshilli gjyqësor vendosi propozimin e mbrojtjes për përjashtimin e opinionit për dy biseda ta refuzojë si të pabazë, ndërsa pranoi që opinioni të përjashtohet vetëm për një pjesë të bisedave kontestuese të cilat janë private.
Pasi në seancë u dëgjua biseda e parë midis Latasit dhe pronarit të kompanisë ndërtimore – zbatues i punimeve ndërtimore për objektet të cilat ka të bëjë vepra, mbrojtja reagoi se nga biseda nuk mund të dëgjojë kurrfarë veprimesh inkriminuese të cilat lidhen me veprën.
“Nëse vazhdohet me audio dëshmi të tilla hapet çështja nëse PPS ka të drejtë për ngritjen e procedurës”, reagoi avokatja Anita Begova.
I akuzuari Latas kërkoi për të gjitha 137 dëshmitë e propozuara të jepet specifikim prej procesverbalit për pranim nga LSDM-ja në PPS, që të jepet dëshmi për autenticitetin lidhur me përmbajtjen e një eksperti për një gjë të tillë, si dhe konfirmim për çdo bisedë prej pjesëmarrësve nëse i kanë udhëhequr apo jo.
PPS theksoi se për bisedat si dëshmi tashmë është vendosur në këtë gjykatë për lëndë të tjera dhe se audio dëshmitë nuk janë dëshmitë e vetme materiale në të cilat bazohet vepra.
Këshilli vendosi se nuk pranohet ankesa e mbrojtjes, duke theksuar se një pjesë e ankesave janë apsolvuar në procedurën e vlerësimit të aktpadisë.
Lidhur me një pjesë të ankesës për procesverbalin e audio-incizimeve tha se tashmë është dorëzuar në dëshmitë materiale me listë prej incizimesh prej audio CD-së.
Këshilli gjykues theksoi se lidhur me ankesat në këtë fazë të procedurës do të mundësohet ankesë vetëm në fund në tërësi.
Pas pushimit në sallën e gjykatës u dëgjuan biseda nga viti 2011 midis Latasit dhe drejtorit të kompanisë zbatuese lidhur me ndërtimin e karabinës, murit, pishinës dhe kopshtit për shtëpinë e uikendit, si dhe biseda midis Draganit dhe Sërgjanit për shtëpitë e uikendit, rrugën drejt tyre dhe vendparkimet.
Sipas aktakuzës të PSP-së ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim. Latas ka ndërtuar shtëpi uikendi prej 317 metrash katrorë, ndërsa vëllezërit e tij, shtëpi uikendi prej 130 gjegjësisht 140 metrash katrorë.
Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.