Shkup, 4 korrik – Zbatimi i mëtejshëm i reformave, posaçërisht në sferat prioritare – qeverisja e të drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformimi i administratës publike, si dhe implementimi i Marrëveshjes me Greqinë është përgjigjja e pyetjes se si deri në BE, konkluduan pjesëmarrësit në konferencën “Perspektivat e Maqedonisë: Si deri në Evropë?”, e cila u mbajt sot në Shkup.
Qëllimi i konferencës, e cila është në organizim të Civil – Qendrës për liri dhe Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) është mes të tjerash edhe të hapet debat për perspektivat evropiane të vendit për, siç tha drejtori ekzekutiv i QMBN-së Aleksandar Kërzhallovski, përfitimet dhe mangësitë nga Marrëveshja me Greqinë, për referendumin vijues. QMBN paralajmëroi se këtë muaj do të zbatojë edhe sondazh për Marrëveshjen nga Prespa.
“Ardhmëria evropiane e vendit është në pyetje dhe secili që ka përgjigje më të ndryshme e gënjen veten dhe e gënjen opinionin. Reformat në qeverisjen e të drejtës, në administratën publike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – implementimi efektiv i reformave të parapara është përgjigja e vetme nuk ka alternativë tjetër”, tha Zaev në konferencë.
Ai theksoi se nuk ka alternativë tjetër dhe përgjigje as për çështjen kur bëhet fjalë për inkuadrimin e sektorit civil në transformimin demokratik të shoqërisë tonë.
Theksoi se vendimi i BE-së, i miratuar javën e kaluar, që në qershor të vitit 2019 të hapet rruga për hapje të negociatave, mes të tjerash është e mbështetur edhe mbi konstatimin se në vend jashtëzakonisht janë përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike, politika e jashtme është në pajtueshmëri me atë të Unionit, ndërsa pozitivisht janë vlerësuar edhe Marrëveshja me Bullgarinë, ndërsa posaçërisht Marrëveshja me Greqinë.
“E gjithë bota demokratike e pranoi dhe dha mirënjohje se mënyra me të cilën është arritur Marrëveshjen me Greqinë është tërësisht në pajtueshmëri me traditat më të mira evropiane për zgjidhje dhe të çështjeve më të komplikuara. Ky ishte edhe momenti vendimtar që KS ta pranojë vendimin për datë për fillim të negociatave”, theksoi kryeministri.
Theksoi se me hyrjen në fazën e fundit nga procesi i anëtarësimit në BE vazhdon dërgesa e rezultateve konkrete nga reformat dhe atë në sferat urgjente dhe shtoi se dërgesa e rezultateve nuk përfundon me anëtarësimin në BE.
“Me të do të fillojë dorëzimi i ri i vazhdueshme i kushteve dhe rezultateve me ç’rast qytetarëve tanë do t’u mundësohet që t’i jetojnë vlerat evropiane në shoqëri, e cila do t’i sigurojë pikërisht ato standarde”, tha Zaev.
Para pjesëmarrësve në konferencë kishte fjalim edhe ambasadori gjerman Tomas Gerberih, i cili e uroi Zaevin dhe qytetarët e vendit, të cilët siç tha, me këmbëngulje kanë punuar në gjithë procesin e integrimit euroatlantik.
Shprehu kënaqësi që në BE është arritur konsensus që vendit t’i hapet rruga për negociata qershorin e ardhshëm, por theksoi se procesi ka qenë i vështirë dhe se Gjermania ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj që rezultati për Maqedoninë të jetë pozitiv.
“Pjesa tjetër e rrugës nuk do të jetë e lehtë. Këshilli në qershor të vitit 2019 do të sjellë vendim, por fakt është se vitin e kaluar Maqedonia realizoi reforma impresionuese, është arritur edhe Marrëveshja me Greqinë”, tha Gerberih dhe porositi se vendi ndërkohë duhet të vazhdojë me realizimin e reformave, posaçërisht në sferat urgjente reformuese.
Xhabir Deralla nga Civil theksoi se për dallim nga 11 vitet e kaluara tani mundemi të flasim për idenë për shoqëri të hapura dhe harmonike me qeveri demokratike, institucionet e të cilave funksionojnë në shërbim të qytetarëve, për vende në të cilat mbisundon e drejta dhe respektohet të drejtat dhe liritë e njeriut.
Aleksandar Kërzhallovski nga QMBN theksoi se referendumi vijues është çështje, e cila edhe më tej do të shkaktojë mosmarrëveshje dhe konfrontime.
“Qëllimi ynë është që ta hapim këtë debat dhe haptazi të debatohet për përparësitë dhe mangësitë e vetë Marrëveshjes dhe qytetarët të binden se cila është rruga e Maqedonisë. Është e qartë se qytetarët e Maqedonisë sinqerisht janë për BE dhe NATO”, theksoi ai dhe përkujtoi se besimi më i ulët i regjistruar lidhur me hyrjen në BE në 25 vitet e kaluara është 66 për qind.
Në konferencë marrin pjesë liderë partiakë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët flasin për aspekte të rëndësishme të perspektivave, përvojave, detyrave, sfidave dhe përfitimeve të Maqedonisë nga integrimet në BE dhe NATO, për marrëveshjen me Greqinë dhe nevojën për ndërtim të fqinjësisë së mirë.