Gianluigi Donnarumma mund të jetë përforcimi i madh i Juventusit, gjatë afatit kalimtar të verës. E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se “Bianconerët” janë të interesuar për blerjen e portierit të Milanit. Por, ata kërkojnë edhe mbrojtësin e krahut, Mattia De Sciglio, përcjell “lajmi.net”. “Nëse dëshironi të largohet, mjafton ta thoni”, deklaroi menaxheri i Donnarummas, Mino Raiola.