Burri më i shëndoshë në botë, i cili prej 6 vitesh nuk lëviz nga shtrati, pritet që më në fund t’i nënshtrohet bypass-it gastrik, ndërhyrje në stomak. Juan Pedro Franco, i cili dikur peshonte më shumë se gjysmë toni, plot 595 kilogramë, prej 3 muajsh është në dietë, për t’u parapërgatitur për operacionin që do t’i nënshtrohet më 9 maj. 32-vjeçari nga Meksika, është thuajse aq obez sa Manuel Urive, dikur i konsideruar si njeriu më i shëndoshë në botë, përpara se të vdiste në 2014-ën. Franco ka arritur që të humbasë 174 kilogramë në një klinikë të specializuar, në mënyrë që të bëhej kandidat për operacionin në fjalë. 32-vjeçari tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare në Nëntor, kur u shtrua në klinikë dhe për transportimin e tij u desh një furgon i modifikuar.
Drejt fundit makthi i të riut që ka “zënë” shtratin (FOTO)
Leave a comment