E shtunë, 10 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

“Dua të provoj diçka të re”, Wirtz më në fund flet për të ardhmen

Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të kryer se në verë ai do të firmosë me Bayern.

“Jam me fat që kam kaq shumë klube të shkëlqyera që interesohen për mua. Luaj te një klub i madh dhe jam krenar”, tha ai së fundmi për Sports Illustrated.

“Po, dua të provoj një gjë të re. E di se mund ta gjej veten kudo, në çdo skuadër të botës”, shtoi mesfushori ofensiv.

Vlera e tij aktuale në treg është 120 mln euro. Për të kanë shfaqur interes Bayern, Real Madrid dhe City.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm