Një çift nga Indonezia janë rrahur me shkop deri sa janë rrëzuar në tokë pasi kishin bërë seks pa u martuar e kjo sipas ligjeve të rrepta të Sheriatit është e ndaluar. Rrahja me shkopinj është një nga ligjet islame dhe që duhet përdorur në raste të tilla. Ligji thotë se një grua dhe një burrë kanë të ndaluar çdo lloje kontakti seksual, përderisa ata nuk janë një çift i martuar. Disa fotografi tronditëse kanë dalë të dy indonezianëve rinj duke u rrahur deri sa u rrëzuan në tokë për shkak se kanë pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Rrahja ka ndodhur në Aceh, e cila është krahinë e vetme në vend e cila zbaton ligjin e Sheriatit në mënyrë të plotë. Një gjykatë fetare vendase kishte dënuar atë që të goditën më shkop në total 22 herë. Herizal bin Junus, 27 vjeçare , i ra të fikët pasi u godit me shkop tetë herë para një turme në Aceh, e vetmja krahinë e vendit më të populluar në botë me shumicë myslimane që imponon ligjin e sheriatit. Në krahinën Aceh, njerëzit mund të dënohen për kundërvajtje duke filluar nga lojërat e fatit, konsumimit të alkoolit, të seksit.