Presidenti amerikan Donald Tramp e akuzoi paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama për, siç tha, orkestrim të protestave kundër tij mbarë Amerikën. Në një intervistë për televizionin Foks Njuz, Tramp, i cili deri tani është paraqitur vetëm në programin informativ të kësaj kompanie, e cila njihet si e afërt me konservativët dhe me të djathtën e SHBA-së, e akuzoi Obamën se “njerëzit e tij qëndrojnë pas nxjerrjes së informacioneve të besueshme”, nga Shtëpia e Bardhë.
Tramp pranon se nuk mund ta dijë çfarë ndodhë pas skenës politike, por insiston se “presidenti paraprak qëndron pas protestave rrugore, pas protestave në aeroporte”, për dekretin që të ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve prej shtatë vendeve myslimane, si dhe pas hyrjeve në shtëpitë e qytetit në njësitë zgjedhore të kongresistëve dhe senatorëve republikanë. Nuk ekziston asnjë dëshmi se Obama është drejtpërdrejtë i kyçur në këtë lëvizje.