Video e mëposhtme tregon momentin kur një foshnje e porsalindur është gjetur e gjallë dhe shpëtuar nga disa njerëz. Video është filmuar në ishullin Java në Indonezi. Banorët e zonës kishin dëgjuar të qara në një gropë të mbuluar me copa druri dhe me gjethe. Disa njerëz kanë zbuluar gropën dhe kanë parë fëmijën brenda, të cilin më pas e kanë shpëtuar. Foshnja e porsalindur është dërguar menjëherë në spital për trajtim, ku për fat të mirë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Videon e shpëtimit të foshnjës mund ta shihni më poshtë: