Historia me poshtë, e publikuar nga mediat britanike sjell te vërtetën e trishte të një vajze të rrëmbyer dhe mbajtur si skllave seksi për 13 vjet nga përdhunuesi i cili i kishte shitur te katër fëmijët qe ajo kishte lindur nga abuzimi gjate këtyre viteve. Bëhet fjalë për Anna Ruston, e cila tani ka gjetur guximin për të rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj. Për 13 vjet me radhë, Anna Ruston u mbajt e burgosur brenda shtëpisë se atij qe e rrëmbeu, u dhunua dhe u përdor si një skllave seksi, shkruan “Mirror”. E mbyllur kryesisht në një dhomë gjumi, kontakti i vetëm i Anës me botën e jashtme ishte kur shkonte në spital për te trajtuar lëndimet e sjelljes dhe rrahjes brutale, dhe lindjes së katër fëmijëve. Krijesat e pafajshme, lindur si rezultati i përdhunimeve të përsëritura, më vonë do të shiteshin nga monstra që torturonte vajzën e re. Ishte vetëm 15 vjeç kur u izolua, Anna, emri i të cilës është ndryshuar për sigurinë e saj, e cila kurrë nuk ishte ndjerë mjaft e fortë për të treguar historinë e saj dhe për ta çuar dhunuesin e saj para drejtësisë.