Kryeministri Zoran Zaev, ngadalë po e kompleton ekipin e tij me të cilët do të bashkëpunojë në katër vitet e ardhëshme si kreu i qeverisë së vendit, ndërkohë që dita ditës po prezanton edhe këshilltarët me të cilët do të punojë në të ardhmen, transmeton Zhurnal.mk. Kështu, në kabinetin e tij ai do ketë edhe tre këshilltarë shqiptarë edhe atë Mersel Bilallin, Ismet Ramadanin dhe Fatmir Besimin. Që të tre figura të dëshmuara në sferat e tyre dhe personalitete që kanë pasur pozita të larta në qeverisjes e kaluara.
Ismet Ramadani do të jetë i angazhuar nga kryeministri Zaev për realizimin e analizës së rrugës së integrimit të vendit në Nato, ndërkohë që Mersel Bilalli të bëj analizën e avancimit të marrëdhënieve ndëretnike, derisa Fatmir Besimit i është besuar pozita e çështjeve ekonomike.
Bilalli dhe Ramadani janë kuadro të njohura në skenën politike të vendit pasiqë kanë drejtuar dikastere të ndryshme në kohën e qeverisjes së Cërvenkovskit si kuadro të PPD-së, derisa Bilalli ka qenë dhe këshilltarë i ish kryeministrit Buçkovski dhe ish presidentit Trajkovski, kurse Fatmir Besimi ka pasur pozitën e ish zv.kryeministrit për eurointegrime, ministrit të mbrojtjes etj.