E hënë, 21 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Edhe Vejseli bartës te gjashta

Shkup, 7 nëntor – Partia për Prosperitet Demokratik do të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka vendosur Kryesia Qendrore e partisë, ndërsa bartës i listës zgjedhore për Njësinë zgjedhore numër 6 të jetë Abduladi Vejseli, njëherësh kryetar legjitim i kësaj partie. “Listat përfundimtare do të hartohen brenda javës dhe do të dorëzohen KSHZ-së në afatin e paraparë ligjor. Kryetar i shtabit kryesor zgjedhor u zgjodh Hajredin Kaza. Për mossuksesin e përpjekjeve të PPD për koalicionim parazgjedhor me partitë tjera opozitare si dhe për platformën parazgjedhore të saj Partia do ta njoftojë anëtarësinë në konferencën e ardhshme për shtyp”, thuhet në njoftimin e PPD-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm