Shkup, 5 nëntor – Nga fillimi i vitit përfundimisht me shtatorin eksporti i mallrave të Maqedonisë shënon rritje prej 6,3 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara, vlera e eksportit të mallrave arrin 3.547.530.000 dollarë amerikan, transmeton gazeta KOHA. Vlera e mallit të eksportuar, në periudhën e njëjtë, arrin 4.969.477.000 dollarë amerikanë që është për 6,8 për qind më shumë në krahasim me atë periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar-shtator të vitit 2016, arrin 1.421.947 mijë dollarë amerikanë. Këmbimi tregtar për prodhime tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartëse me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe të telave për ndezje dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe veshmbathja. Në import më së shumti janë të përfaqësuara platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara), metalet tjera nga grupi i platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjia elektrike. Në periudhën janar-shtator të vitit 2016, sipas vëllimit të tërësishëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë.