Koreja e Jugut po merr masa ekstra për të siguruar sigurinë e Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, vetëm 80 kilometra nga kufiri i fortifikuar me Korenë e Veriut. Eventi sportiv do të zhvillohet shkurtin e ardhshëm në zonën malore të Pyeongchang. “Mirror” shkruan se ministri i Mbrojtjes së Seulit do të angazhojë 5000 trupa të armatosura gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike, duke aktivizuar 2 herë më tepër se sa gjatë Kupës së Botës në vitin 2002, ku në gatishmëri ishte një personel i armatosur prej 2400 personash. Plani i masave është prezantuar gjatë një parade ushtarake në Seul. Gjithashtu u prezantua edhe krijimi i një njësie të re speciale ushtarake, e specializuar kundër terrorizimit dhe atentateve. Ndërsa Koreja e Veriut po vijon testet balistike dhe bërthamore dhe retorikat mes Penianit dhe Uashingtonit kanë shtuar shqetësimet për një konflikt të armatosur në gadishullin korean.