E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Shkatërrimi i xhamive në Gazë detyron palestinezët të falen jashtë

Me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, palestinezët në Rripin e Gazës do të duhet të kryejnë lutjet e tyre jashtë, pasi qindra xhami janë shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite. Autoritetet palestineze raportuan në fillim të këtij viti se 1000 xhami ishin shkatërruar që kur Izraeli filloi operacionin e tij ushtarak, në përgjigje të sulmit të Hamasit më 7 tetor, raportoi AP. Në Rafah, besimtarët, përfshirë fëmijë, u mblodhën për lutje të premten mes rrënojave të xhamisë al-Farouq.

Xhamia, një nga më të mëdhatë dhe më të vjetrat në qytet, u shkatërrua në një sulm ajror izraelit, më 22 shkurt. Mahmud Ebu Mostafa flet për humbjen e xhamisë pas faljes së namazit.

“Ndihesh i trishtuar kur sheh shtëpitë e Zotit të shkatërruara dhe të grumbulluara në gërmadha. Megjithatë, ne vetëm themi: Na mjafton Zoti dhe Ai është rregulluesi më i mirë i punëve”, është shprehur ai. Me rreth 1200 xhami në të gjithë Rripin e Gazës, shkatërrimi i shumicës së tyre përfaqëson një humbje të konsiderueshme për komunitetin. Për më tepër, autoritetet palestineze kanë raportuar se më shumë se 100 predikues myslimanë kanë rënë viktimë e ofensivës, një dëshmi e zymtë e humbjes së luftës në jetën fetare në Gaza.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm