Ekspertët të Eurostatit do të realizojnë vlerësim partner të sistemit statistikor kombëtar të Maqedonisë. Nga sot e deri më datën 17 të këtij muaji do të vlerësohet Enti Shtetëror për Statistikë si koordinator i sistemit statistikor kombëtar dhe bartësit e autorizuar të përfshirë në zbatimin e hulumtimeve statistikore në shtet. Në përqëndrim të vlerësimit partner do të jenë analiza dhe vlerësimi i thellë i harmonizimit të sistemit statistikor të Maqedonisë me të gjithë 15 parimet e përmbajtura në Kodeksin për punë të statistikës evropiane. Qëllimi është që objektivisht të vlerësohet progresi në harmonizimin me Kodeksin, të konfirmohen fushat ku nevojitet përforcim të mëtejshëm, të përmirësohet kapaciteti për statistikë me cilësi të lartë. Pritet që të përmirësohet transparenca dhe kredibiliteti i sistemit statistikor dhe të theksohen praktikat inovative në sistemin statistikor evropian. Eurostat për herë të dytë realizon vlerëson partner të Entit Shtetëror për Statistikë. Vlerësimi i parë më i thjeshtë ishte në vitin 2010. Vlerësimin e realizojnë ekspertë – vlerësues, statiscienë aktiv ose të pensionuar me përvojë pune shumëvjeçare në institucion statistikor të BE-sëp, dhe mbikëqyrës nga Eurostati.