Por ajo që ndodhi pas dorëzimit të kërkesës tonë, vetëm më 22 prill paramendojeni 10 ditë pasiqë SPB në Tetovë ka pranuar kërkesën tonë, opozita më 22 prill i drejtohet me kërkesë, me çka SPB në Tetovë si organ që jep leje për organizime të tilla, i njofton që nuk mund të organizojnë një tubim të tillë, kanë bërë tre tentativa për të pasur kontakt dhe për të evituar një situatë të tillë që do të mund të eskalonte gjendjen, megjithatë përfaqësuesit e VLEN nuk janë përgjigjur, me çka edhe në formën me shkrim u janë drejtuar atyre thirja për të pasur një takim kordinues”, thuhet në njoftimin e Frontit Europian.
Nga atje i bëjnë thirrje opozitës shqiptare që edhe njëherë të rishikojnë vendimin e tyre, le të përcaktohen në një vend tjetër, apo ditë tjetër, le të kontribojnë gjithë së bashku për zgjedhje të lira dhe demokratike sipas standardeve europiane që edhe ne edhe ata do të kenë mundësi të shpalosin programin e tyre para qytetarëve me një tubim të këtij lloji.