Dje në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni për Frontin Europian me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi dhe kryetarin e PDE-së Arjanit Hoxha.
Ndërsa të mërkurën me fillim në ora 12:00 ne Pallatin e Kulturës në qendër të Gostivarit, konferencë për shtyp do të mbajë Ali Ahmeti dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP), Bejxhan Iljaz me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit dhe përfshirjen e TDP-së në Frontin Evropian