Dasma e madhe e Carlos Tevez me Vanessa Mansilla ishte spektakolare. Por nuk pati një fund të lumtur. Të dielën pasdite, ditën e fundit të dasmës që zgjati tre ditë, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Apashit. Si ç’raportohet Tevez është shumë i mërzitur dhe sapo e mori vesh lajmin porositi një helikopter për të shkuar nga Carmelo, Uruguai në Buenos Aires. Shtëpia ndodhet në lagjen la Horqueta të San Isidro, dhe mendohet se hajdutët kanë hyrë nëpërmjet një shtëpie që po ndërtohet e re pranë shtëpisë së tij. Frazat e tij të përsëritura se jeta në Argjentinë nuk është aq e lehtë dhe e sigurt me sa duket kanë ndikuar edhe në vendimin e tij për t’u larguar në Kinë dhe për të vazhduar karrierën e tij në Azi. Të gjitha mediet e kanë bërë të kryer faktin se ai do të luajë në Kinë sezonin tjetër, por vendimi përfundimtar është i ish-lojtarit të Juventus, një vendim që pritet të merret brenda kësaj jave.