Shkup, 25 nëntor – Të hënën, me fillim në ora 19, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, salloni 19:19, do të promovohet libri me publicistikë “Im Atë dhe këlyshët e Titos” i autores Delvina Kërluku.
Panelistë në promovimin e librit do të jetë analisti Imer Ismaili, si dhe Shaban Murati, ish ambasador i parë i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni. Ndryshe, “Im Atë dhe këlyshët e Titos” është libri i tetë i Delvina Kërlukut.