Është ripërtërirë një kornizë shumë e mirë e komunikimit dhe bashkëpunimit me palën tjetër në të cilin i ndjekim ngjarjet, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos, në intervistën për portalin informativ grek “Njuz 247” lidhur me rrjedhën e ndryshimeve kushtetuese tek ne.
Ai thotë se nuk dyshon se as “vendi fqinj do ta respektojë frymën e Marrëveshjes së Prespës”, as se marrëveshja do të ratifikohet në Greqi” lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Është ripërtërirë një kornizë shumë e mirë e komunikimit dhe bashkëpunimit me palën tjetër, ku i ndjekim ngjarjet. Nuk dyshoj se fqinjët tanë, si dhe ne, e respektojnë frymën e Marrëveshjes së Prespës dhe se kjo do të ketë reflektim të saktlë dhe implementim të rishikimit kushtetues që është në vijim”, tjotë Katrugalos në intervistën për portalin informativ grek.
Lidhur me këtë nëse Marrëveshja e Prespës do të arrijë të kalojë në Parlamentin grek, Jorgos Katrugalos e përsëriti qëndrimin e tij të shprehur edhe nga Selaniku gjatë takimit ministror.
“Nga fillimi thashë se nuk kam dyshim më të vogël për ratifikimin e marrëveshjes, shkurt u përgjigj shefi alternativ i diplomacisë greke në intervistën për “Njuz 247”.