E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Integrimi bashkë me Marrëveshjen e Ohrit

Tetovë, 8 nëntor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Ëouter Plomp, raporton gazeta KOHA. Me këtë rast, Ahmeti dhe ambasadori Plomp bashkëbiseduan për procesin e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të 11 dhjetorit, detyrave të Qeverisë së ardhshme si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE bashkë me zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit. “Lideri i BDI-së Ahmeti foli për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme dhe të pranueshme nga vendorët dhe ndërkombëtarët, prandaj dhe BDI do të jetë kontribuues për zhvillimin demokratik të procesit zgjedhor më 11 dhjetor. Kryetari Ahmeti tha që prioritetet e ardhshme të qeverisjes me doemos duhet të janë zgjidhja e çështjes së emrit që mundëson integrimin euroatlantik, sundimin e ligjit dhe reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar bashkë me barabarësinë dhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe. Ahmeti foli edhe për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi dhe rajoni si dhe aktivitetet e qendrave të ndryshme për ta shfrytëzuar këtë krizë në mënyrë që të devijohet vendi dhe rajoni nga orientimi euroatlantik”, thuhet në njoftimin e BDI-së, sipas të cilës, NATO mbetet prioritet imediat i liderit Ahmeti dhe i BDI-së, “prandaj dhe do të angazhohemi për ti realizuar qëllimin e përbashkët me komunitetin ndërkombëtar”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm