E shtunë, 14 Qershor, 2025
19.8 C
Skopje

Tre viktima nga moti i keq, një person i paidentifikuar

Moti i keq që ka goditur vendin në orët e fundit është bërë shkak për vdekjen e tre personave.

Rasti i parë është shënuar në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, ku 42-vjeçari i identifikuar si Xhevahir Ndoi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij.

Rasti i dytë është shënuar në fshatin Sukë të Këlcyrës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë si pasojë e erës së fortë. Mësohet se viktima e dytë nga moti i keq është Kastriot Spahiu, 50 vjeç, i cili kishte hipur në çati për të bërë disa riparime.

Po rreth orës 13:30, efektivët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e një personi të pajetë buzë lumit të Tiranë.

Viktima, ende i paidentifikuar dyshohet se është rrëmbyer nga vërshimi i ujit pas reshjeve të dendura. Bëhet e ditur se viktima është i seksit mashkull, rreth 50 vjeç. /Top Channel/

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm