E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

SHGM mbështetë gazetarët e “Utrinski”-t

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) kanë shprehur solidaritetin e tyre me kolegët e gazetës ”Utrniski Vesnik”.

Tamara Çauishidis nga SPGM-ja tha se gjendja e vështirë ekonomike e kompanisë dhe ulja e tirazhit të shitjes, më së shumëti janë pasojë e shndërrimit të pronarëve në shërbëtorë të pushtetit.

Ljubisha Stankoviq nga sindikata e gazetarëve theksoi se udhëheqësia ë kompanisë u ka premtuar gazetarëve se nuk do të ketë ulje të rrogave, e as largime nga puna. Srgjan Kerim u ka premtuar një gjë të këtillë, megithithatë situata ka ndryshuar.

Naser Selmani nga SHGM-ja deklaroi se gazetarët në Maqedoni dhe tregu medial përballen me probleme të ngjashme, tash e 25 vite me radhë, duke theksuar se duhet të pengohet ndërhyrja e institucioneve në media, që të zhvillohet tregu medial.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm