E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Ja pse iPhoni ka dy vija prapa!

Me dizajne të reja që dalin çdo vit, mund të jetë e vështirë ta kuptosh iPhone-in. Sapo t’i kuptosh veçoritë e reja në celularin aktual, ato dalin në një celular të ri. Disa mund të thonë se këto ndryshime janë për më mirë, por disave iu duken të pakuptimta – si për shembull dy vijat e holla që janë prapa iPhone 5 dhe 6. Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë se për çfarë shërbejnë ato, për çfarë janë vendosur aty në atë mënyrë. Kur ishte bërë iPhone i parë, ai ishte bërë me qelq si prapa ashtu edhe para, dhe kishte një pamje të bukur. Por me iPhone 5 që mori një trup alumini prapa, u bënë disa ndryshime. Duket se alumini ndërhynte në sinjalet e celularit, gjë që nuk e bënte një material të dëshirueshëm për pjesën e prapme të celularit. Por klientët dëshironin celularë më të qëndrueshëm, kështu Apple iu përgjigj atyre në mënyrën më të mirë. Duke i shtuar vijat prapa celularit, u reduktuan problemet që shkaktoheshin nga alumini. Ato funksionojnë si një antenë, duke e rritur sinjalin tuaj dhe duke e bërë celularin që të punojë më mirë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm