Shkup, 6 janar – Që shtatë orë banorët e fshatit Jazhincë tashmë janë edhe pa energji elektrike. Kështu i kanë thënë banorë të fshatit Jazhincë gazetës KOHA. Sipas banorëve ata kanë ngelur në terr si pasojë e borës dhe erës së fuqishme që ka përfshirë këtë fshat buzë kufirit me Kosovën. Krahas që nuk kanë energji, poashtu ky fshat është i bllokuar që prej të enjtes mbrëma dhe rruga kryesore që kalon në mes të fshatit është e pakalueshme. Poashtu, probleme janë shfaqur edhe në pikën kufitare ku ka mungesë të energjisë elektrike. Sipas zëdhënësit të EVN-së, Atanas Kovaçevski, ekipet e EVN-së janë në terren dhe punojnënë sanimin e defektit. “Nuk ka problem vetëm në fshatin Jazhincë, por edhe në fshatrat Orashë, Bellovisht, Rogaçevë. Ekipet tona janë duke bërë përpjekje për të sanuar defektin, por dihet se kemi të bëjmë me një terren të papërshtatshëm, punët shkojnë më ngadalë. Kemi shpresë se do të sanohet problemi dhe do të ketë energji edhe në këto vendbasnime”, ka thënë për KOHA, Kovaçevski. Gjithashtu, edhe kufiri nëJazhincë është duke punuar me gjysmë kapaciteti. (koha.mk)