Johan Alexis Ramírez ka realizuar ëndrrën, duke takuar gjithë lojtarët e Real Madridit. Johan Alexis Ramírez, i njohur në Kolumbi e Brazil si “Djaloshi engjëll” (el Niño Ángel) për ndihmën që dha duke i drejtuar ekipet e shpëtimit te vendi i aksidentit të klubit brazilian, Chapecoense, ku humbën jetën pothuajse gjithë lojtarët dhe shumë gazetar, ka realizuar ëndrrën fëmijërore – duke takuar lojtarët e Realit, shkruan Realmadrid.com, përcjell Gazeta Express. Para se të fillojnë stërvitjet, Johan u fotografua me Zinedine Zidanen dhe lojtarët. Po ashtu edhe me bashkëkombësin e tij, James Rodriguez, i cili ia dhuroi atij një fanellë. “James përfaqëson gjithë Kolumbinë. Jam shumë i emocionuar. Kjo fanellë është dhuratë shumë e mirë, do e kem për gjithë jetën, është kënaqësi për mua”, tha Johan.