Moti në Maqedoni deri të premten do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me rritje të temperaturave të ditës, ndërsa nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullave. Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperatura e mëngjesit do të jetë prej minus tre deri në katër gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 12 deri në 19 gradë Celsius. Të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën pritet përmes rajonit tonë të kalojë valë e shkurtër dhe relativisht e lagësht. Do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje të borës. Më pas pritet stabilizim i sërishëm dhe ngrohje e motit tek ne.