E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Kandidatët shkaktojnë kaos me vërtetimet

Shkup, 9 nëntor – Gjykata Penale e Shkupit shprehet e gatshme të punojë edhe jashtë orarit të punës për të shqyrtuar kërkesat e shumta që së fundmi janë dorëzuar tek shërbimet e tyre për dhënien e vërtetimeve të kandidatëve që do të konkurrojnë për deputetë. Rritja e kërkesave vjen si pasojë e afrimit të zgjedhjeve, pasi kusht për kandisim në lista është që personat mos jenë të dënuar. Ky njoftim i gjykatës vjen pas rritjes së vëllimit të punës rreth kësaj çështjeje, respektivisht në kumtesën e lëshuar për media, ata thonë se koha e zakonshme e dhënies së këtyre vërtetimeve është tre ditë. Por, gjatë periudhës së fundit, këto kërkesa siç potencojnë ata, janë rritur dukshëm dhe për këtë qëllim ndarja e vërtetimeve se në evidencën penale nuk qëndron një person i caktuar do të bëhet brenda 5 apo 7 ditëve. “Duke i respektuar afatet ligjore dhe qëllim për çka jepen këto vërtetime, reagimet e opinionit nuk duhet të adreson në gjykatën tonë, por aplikuesit e këtyre vërtetimeve fajin duhet ta kërkojnë tek mos dorëzimi në kohë i kërkesave për ndarjen e vërtetimeve nga evidenca penale. Ne nuk mund të jemi fajtorë për mos azhurnimin në kohë të kërkuesve, të cilët e kanë pritur momentin e fundit për të parashtruar kërkesë dhe më pas faji t’i lihet gjyqit. Problem shtesë me të cilët… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm