E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Likova, atu e partive shqiptare

Shkup, 8 nëntor – Zona e Likovës dhe Kumanovës po del të jetë atuja kryesore për bartës listash jo vetëm për BDI-në, por edhe për koalicioni LR-PDSH, UNITETI dhe RDK si dhe Lëvizjen BESA dhe RDK-në e Fadil Zendelin, ndërsa PDSH ka kohë që për bartës liste e ka caktuar deputetin e deritanishëm, Orhan Ibrahimi. Një ndër emrat më të përfolur për bartës të listës së BDI-së në Njësinë 2 përmendet deputeti i deritanishëm Rexhail Ismaili, kurse pjesë e listës pritet të jenë edhe ministrin e pushtetit lokal Lirim Shabani, zëvendëskryeministri i integrimeve Arbër Ademi dhe deputetja e deritanishme Kaltrina Azizi. Nga ana tjetër, në koalicionin LR-PDSH, UNITTETI dhe RDK e Vejselit, në dy ditët e fundit ka pasur bisedime intensive për të caktuar tre të parët në listë, ku më i mundshëm për bartës liste është Elmi Aziri nga LR-PDSH-së dhe një personalitet tjetër që po e mbështet UNITETI nga Komuna e Likovës, por që nuk duan ta bëjnë publik ende emrin e tij. Sipas informatave të gazetës KOHA, nëse nuk arrihet  marrëveshje që të jetë nga Likova, i dyti në listë do të jetë Muhamed Ismaili, sekretar i përgjithshëm i UNITETIT, edhe ky me prejardhje nga Likova. Në këtë koalicion i treti në listë do të jetë një femër që do ta përzgjedh dega e LR-PDSH-së në Çair, ndërkaq i katërti do të jetë përsëri nga Kumanova, por nga radhët e RDK-së së Vesel Memedit. Në Lëvizjen BESA gjithashtu atu është Likova dhe Kumanova, ku kandidat për bartës liste përveç sekretarit të përgjithshëm Afrim Gashi, është edhe Shaban Zendeli nga fshati Orizare i Likovës, kryetar… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm